Të rinjtë dhe teknologjia| INSTAT: Interneti përdoret nga 97%

6 Prill 2023 | 15:33

Rreth 97 % e të rinjve në Shqipëri janë përdorues të rregull të internetit. Sipas një studimi të INSTAT shumica e tyre marrin online shërbimet publike, ndërsa 11 % e përdorin për kurse dhe arsimim online.

Sipas të dhënave të hartuara nga Instituti i Statistikave, aksesi në rrjetet sociale, shënon përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit në krahasim me çdo aktivitet tjetër. Të rinjtë që e përdorin internetin për këtë qëllim, arrijnë në rreth 97% në vitin 2021, duke shënuar rritje gjatë periudhës 2019-2021, për të dyja gjinitë në grupmoshën 16-29 vjeç.

Por përdorimi i internetit ka rritur fuqizimin e të rinjve, duke mundësuar një pjesëmarrje më aktive në jetën shoqërore dhe politike. Në vitin 2021, rreth 45% e të rinjve shprehën opinionet e tyre për çështje të ndryshme të debatuara në rrjetet online.

Të mësuarit nëpërmjet kurseve online është një tendencë në rritje  e përdorimit të internetit.

Në vitin 2021, 11% e të rinjve 16-24 vjeç kryen kurse online duke përdorur internetin, kundrejt 4,2% në vitin 2019.

Në ditët e sotme, është i zakonshëm aksesi i informacionit përmes mediave digjitale. Të rinjtë që përdorin internetin për të lexuar faqet e lajmeve, revistave apo gazetave, përbëjnë gati 70% të grupmoshave përkatëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026