“Të rinjtë kanë ikur”/ Braktiset edhe Shmili në Elbasan

22 Nëntor 2024 | 17:13

Braktisja e zonave rurale, kryesisht nga të rinjtë, ka bërë që shumë zona të shpopullohen. Rasti konkret vjen nga fshati Shmil i Elbasanit. Shmili ndodhet rreth 27 km larg qytetit të Elbasanit. Ai po braktiset dita-ditës ndërsa dy dekada më parë në këtë zonë numëroheshin dhjetëra familje, sot të banuara kanë mbetur vetëm 5 shtëpi. Të rinj nuk ka më dhe ata që kanë mbëtur janë mosha e tretë.

“Kjo quhet lagja Buzhiq, unë jam banor i kësaj lagje, këtu është shpopulluar vendi, rini nuk ka më. Rinia iku e gjithë në kurbet dhe këtu ka ngelur ai më i vobekti, kanë ngelur pleqtë  në pamumdesi për një rrugë tjetër, këtu ka mbaruar gjithçka, lagjia dhe shtëpitë janë komplet të braktisur”, thotë një banor i zonës.

Sipas atyre që vijojnë të jetojnë në këtë fshat, arsyet e largimit të të rinjve janë të shumta. I vetmi aktivitet për banorët e mbetur janë gështenjat, të cilat për ironi të fatit nxjerrin prodhim vetëm njëherë në vit.

“Është braktisur se nuk ka punë, nuk ka prodhime, nuk ka asgjë. Rinia ka ikur komplet, kanë qenë 24-25 familje këtu. Na mban mendja vetëm tek gështenjat dhe ata po degradohen. Vetem unë me gruan kemi ngelur, rinia iku, çunat kanë ikur”, thotë një tjetër banor i zonës.

“U braktis ikën të gjithë. Pse ka ngel vetem mosha e tretë? Po ne kemi ngel këtu, tre kater shtepi kemi ngel kanë qene 22, 23. Shumë e vështirë është çfar të bëjmë ne të shkretit ku të shkojmë. Shtepia më e paktë mund të kishte 5 veta, tani janë pesë familje dhe nga keto 5 familje ka nga dy vetë për shpi”, thot♪7 një banore e zonës.

Bujqësia dhe blegtoria janë burimi i vetëm i të ardhurave ekonomike për banorët e këtij fshati por me largimin masiv të të rinjve, pesha e punës ka mbetur mbi supet e të moshuarve të cilët më së shumti kanë braktisur tokat.

Faktorët ndikues të këtij largimi janë të shumtë. Të gjendur përballë papunësisë, vështirësive për të përballuar jetesën, brezi i ri ka zgjedhur të largohet duke parë si të vetmin shpëtim emigracionin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026