Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mbështesin BE por janë pesimistë mbi anëtarësimin
Shumica e të rinjve në Maqedoninë e Veriut e perceptojnë pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi do të bëhet ndonjëherë anëtar i BE-së.
Këto të dhëna dalin nga publikimi “Përballja me euroskepticizmin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Rasti i Maqedonisë së Veriut”, i cili evidenton rritjen e skepticizmit ndaj procesit të integrimit dhe mungesën e besimit në institucionet vendore.
Sipas sondazhit, 41% e të rinjve e perceptojnë pozitivisht BE-në, 24% negativisht, ndërsa 35% kanë një qëndrim neutral.
Raporti thekson se hendeku mes shpresës dhe realitetit, interesit dhe mosbesimit, si dhe sfidave vendore përbën thelbin e euroskepticizmit të të rinjve.
Autorët e publikimit sugjerojnë nevojën për një veprim urgjent, të koordinuar dhe afatgjatë, që do t’i njohë të rinjtë si krijues dhe jo vetëm si publik.
Nga të anketuarit, 46,5% nuk besojnë se Maqedonia e Veriut do të bëhet ndonjëherë anëtare e BE-së, ndërsa 35,8% mendojnë se anëtarësimi mund të ndodhë vetëm në një të ardhme të largët.
Vetëm 6,7% besojnë se vendi mund të anëtarësohet brenda pesë viteve të ardhshme.
Si pengesë kryesore për integrimin, 84,6% e të rinjve përmendin korrupsionin, të ndjekur nga mosbesimi në institucione dhe mosmarrëveshjet bilaterale.
Raporti thekson se të rinjtë e shohin ambientin politik vendas si pengesën kryesore për përparimin drejt BE-së dhe presin hapa konkretë nga institucionet për të luftuar korrupsionin, si bazë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për të frenuar emigrimin.
Dokumenti gjithashtu nënvizon se procesi i zgjerimit nuk mund të ketë sukses pa përfshirjen aktive të të rinjve dhe apelon për partneritete më të forta ndërmjet BE-së dhe vendeve kandidate, duke i përfshirë ata në programet, platformat dhe vendimmarrjen evropiane.
Anketa u zhvillua në fund të qershorit 2025, në bashkëpunim me platformën studentore “Studentarija”, duke përfshirë 1,000 të rinj nga Maqedonia e Veriut, shumica studentë universitarë dhe pasuniversitarë.
Projekti u realizua nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IDUЕP) nga Shkupi, në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Ekselencë (ECE) nga Brukseli dhe Fondacionin Liberal “Friedrich Naumann”.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali