Të rinjtë po largohen, ekspertët: Ndikon në ekonomi dhe në cilësinë e demokracisë
Largimi i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik.
Një analizë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit thotë se ikja e të rinjve po ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend.
Ekspertët kanë vënë në dukje se se emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por tashmë ky fenomen po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend.
Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit.
Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.
Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin të rinj.
Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 % janë mosha të reja.
Në përgjithësi, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit dhe rënies së lindjeve, por do të jenë të dhënat e censit që INSTAT do ti publikojë në qershor të këtij viti, që do të japin një panoramë të qartë të numrit të shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës