“Të rishkruhet me fakte historia për Kosovën”, analisti komenton gjyqin në Hagë
Analisti Gazmir Raci komentoi gjyqin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ishin të përgatitur shumë mirë dhe para Gjykatës paraqitën fakte konkrete.
Ai shpreson që drejtësia të triumfojë pasi lufta në Kosovë ka qenë një luftë për mbrojtjen e Kosovës.
Më tej ai ka bërë një thirrje për historianët, duke thënë se këto të fundit duhet të ulen dhe të rishkruajnë historinë e Kosovës me fakte konkrete.
“Mbrojtja kishte paraqitur një prezantim të shkëlqyer dhe faktet që ofroi mbrojtja dje në kundërshtim të asaj që tha Prokuroria para dy ditësh tregon të vërtetën. Dihet se kush ka qenë agresori dhe viktima në luftën e fundit. Shpresoj që drejtësia të triumfojë dhe se lufta jonë për liri të konfirmohet se ka qenë një luftë e pastër për të mbrojtur shtëpinë.
Është momenti që historianët të ulen dhe ta rishkruajnë luftën e fundit në Kosovë dhe rishkrimi të jetë më fakte konkrete dhe jo me folklorizma pasi kjo na kushton dhe në Gjykatë sot. Tashmë jemi në një fazë kritike që dëshmitarët kanë filluar të vdesin dhe faktet po humbin. Ne nuk jemi në gjendje të rishkruajmë historinë e saktë. Paraqitja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka qenë paraqitja më e mirë për këtë çështje e po ashtu trupa mbrojtëse, avokatët ishin të përgatitur në mënyrë brilante sepse ofruan fakte konkrete.
Çështja e ‘Shtëpisë së Verdhë’ nuk ekziston. Besoj se drejtësia do të triumfojë, drejtësia është në anën e shqiptarëve. E shoh si një proces të stërzgjatur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng