“Te rruga e Salës 200 mijë euro makina”, Hakorja: Ku i gjetën lekët pa 1 ditë pune?

22 Qershor 2023 | 21:45

Gazetari Fatos Hakorja ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth hetimit të SPAK ndaj Arben Ahmetaj.

Ai tha se nëse hetohet një ministër si Arben Ahmetaj pasi ai bën një jetë luksoze, ndërsa të tjerët që kanë vjedhur para dhe jetojnë si të varfër, jetojnë të qetë, kjo është dramatike.

Hakorja tha se ka shumë zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion që bëjnë një jetë të thjeshtë dhe në hije.

“Ne kemi parë zyrtarë të lartë të çuar para drejtësisë, siç ishte ajo që kishte fshehur 520 mijë euro në tubat e ajrimit, ndërkohë bënte jetë të thjeshtë dhe jetonte me qira. Kjo është dramatike!

Nëse do hetohet vërtetë mënyra e jetesës, le të dalin prokurorët me laps e letër në bllok apo te rruga e Salës dhe të shikojnë, 200 mijë euro makinë zero ditë pune në librezën e punës, emigrantë gjithë jetën, duart pa kallo. Ne duam t’u legalizojmë paratë këtyre, po le ta nisim hetimin nag këtu”,-tha Fatos Hakorja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026