English

Të ruash traditën me fanatizëm, 5 gra ndërtojnë një qendër për produktet artizanale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Voskopojë 5 gra kanë ndërtuar një qendër për produktet artizanale. Biznesi ka arritur jo vetëm të sigurojë të ardhura, por dhe të kthehet në një bazë për ruajtjen e traditës dhe pritjen e turistëve.

Çdo ditë, në qendër të Voskopojës, 5 gra ngrihen herët për të ruajtur traditën e trashëguar nga të parët. Pra, këto 5 gra vijojnë të praktikojnë traditën e qëndisjes dhe thurjes me fanatizëm, duke ndërtuar edhe një qendër artizanale.

“Për t’i rikthyer traditat Voskopojës, sepse gratë tona voskopojare kanë qenë shumë punëtore, nikoqire që kanë mbajtur familjen në kohën para monizmit. Kjo më shtyu pse jo këto gra të shprehin talentin e tyre në punimet me dorë, grepin, veglën dhe aq më tepër t’u tregojmë turistëve që ne këtu kemi diçka për të treguar”, është shprehur artizania Anida Zguri.

- Advertisement -

Duarartat tregojnë se punën e dorës e kanë mësuar që fëmijë e sot vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë me dëshirë e kënaqësi.

“Unë me punëdore jam marrë që në moshë të vogël fare, që 5-6 vjeç, na mësonte gjyshja. Në moshën 12 vjeç jam futur në vegël. Punonim vegël, bënim qilima, bënim kuverta, të tëra që na mësonte gjyshja. Me tepër pasion kam pasur qëndisjen, kur isha vajzë. Qendisja shumë ndërsa motrat punonin me grep. Puna e dorës gjithmonë na ka sjellë, kemi rritur fëmijët, prishim nuk kishim, u bënim fëmijëve pantallona, kështu i kemi rritur”, tha artizania Zhuli Zguri.

“Që kur isha 8 vjeçe kam mësuar punën e dorës. Ashtu ishte atëhere, duhet të bëje pajën, çupat e bënin vet, dhe na ka mbetur e sot e kësaj dite. Tapeta kemi bërë por tani avash avash se u plakëm”, tha artizania Spira Zguri.

Përpos punimeve të cilat i shesin, këto gra shpesh herë mirëpresin dhe turistët në ambientet ku punojnë, duke u lënë atyre një kohë të paharrueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×