English

“Të ulen tensionet në Kosovë”, 2 kryeministra evropianë mesazh nga Serbia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri holandez Mark Rutte ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.

“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evropian”, ka shtuar kryeministri holandez.

Ai tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen evropiane dhe janë të gatshme të punojnë me Serbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti serb tha pas takimit me Rutte dhe Bettel se kanë qëndrime të ndryshme për situatën në Kosovë. Por, ka theksuar që gëzohet që bashkëbiseduesit kanë qenë të sinqertë.

“Nuk ka temë të lehtë për ne, por më vjen mirë që bisedat ishin të sinqerta” tha Vuçiq.

“Nga fjalët e Rutte shihet se ne kemi një mendim tjetër për situatën në Kosovë” ka shtuar ai.

“Jo vetëm se ata e njohën pavarësinë e Kosovës, e ne nuk e njohëm, por kjo shihet edhe nga historia e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë, dhe askush nuk flet për pushkatimin e serbëve në Kosovë”, tha presidenti Vuçiç dhe shtoi se vetëm këtë vit ka pasur shtatë të shtëna me armë ndaj serbëve, ndërsa në anën tjetër asnjë nga gazetarët e dyshuar të sulmuar nuk ka pësuar lëndime as të lehta.

Presidenti Vuçiç shtoi se ka heshtje dhe se komunat e serbëve në veri të Kosovës janë pushtuar nga ata që kanë vetëm një për qind të votave.

Duke i përmendur deklaratat e Kryeministrit holandez Rute “për sulmet ndaj gazetarëve”, por jo “për arrestimin e qytetarëve”, sipas Vuçiç, kjo tregon pozitën e vështirë të Serbisë.

Ai  thë se Holanda dhe Luksemburgu duan të kenë marrëdhënie më të mira, por nuk kanë nevojë të dinë çdo detaj për Kosovën, shtoi Vuçiç.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se është e rëndësishme të qetësohen tensionet në veri të Kosovës.

“Ne mbështesim fuqishëm bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet konkrete”, tha Bethel në një konferencë në Beograd.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?