“Të vallëzosh me Vjosën”, fotografi Tasho kërkon shtëpi pranë lumit
Duket sikur Vjosa dëgjohej, e sikur valët një prej lumenjve më të egër të Europës klithnin për ndihmë.
Ishte ky emocioni që të falnin pamjet e jetëzuara në foto nga Roland Tasho i cili si një mik i Vjosës ishte bashkuar me nismën për të shpallur park kombëtar vlerën e çmuar të Shqipërisë.
Pas shumë vitesh ku merrte pjesë në aktivitete dhe protesta për mbrojtjen e lumit nga ndërtimi i digave dhe HEC-eve, fotografi kishte mundur të vishte me kostume popullore shqiptare edhe të huaj që kanë ngritur zërin për ruajtjen e Vjosës.
Personazhet e fotografuar nga Tasho ishin të apasionuar pas kërcimit, moment ky ku lindi dhe emri i ekspozitës “Vallëzim me Vjosën”.
“Një fotograf do donte shumë të kishte një studio fotografike ose një minigaleri ndërsa unë do doja shumë të kisha një shtëpizë ku të shikoja Vjosën sepse është një lum i jashtëzakonshëm me një peizazh të mrekullueshëm,” – u shpreh fotografi.
Tasho thotë do të finalizojë punën e tij me një libër dedikuar mbrojtjes së një prej lumenjve të fundit të egër të Europës.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë