“Të verifikohet audioja”, avokati: Tytat e armëve të “21 Janarit”, janë ndryshuar
Avokati Arbër Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk beson se nga hetimet e autoriteteve italiane do të dalë diçka e re lidhur me ngjarjen e 21 janarit. Ai tha se nuk duhet të bazohemi vetëm te ekspertimi i predhave, por fillimisht duhet vërtetuar autenticiteti i audios mbi komunikimet e gardës së republikës.
Sipas Hoxhës, pushteti i atëhershëm, pati të gjithë kohën për të ndryshuar të gjitha provat që lidhen me 21 janarin.
“Nuk besoj që nga kërkesa që i është drejtuar autoriteteve gjyqësore italiane do të dalë diçka ere. Duhet ti jepet përparësi nëse përgjimeve apo transkripteve të këtyre bisedave të regjistrua me diktofon mbi komunikimet në radio, të gardës së republikës, janë apo jo autentike. E nëse janë autentike, do të shikohet se si mund të dënohet një person për vrasje nga pakujdesia.
Në dijeninë time predha i është nënshtruar dy ekzaminimeve, nuk besoj se autoritetet italiane të drejtësisë do të sjellin diçka të re. Sigurisht që pushteti i kohës ia ka dalë që brenda 18 ditëve të zhdukë të gjithë provat që lidheshin drejtpërsëdrejti me 21 janarin, janë ndryshuar tytat e armëve, municioni që kanë pasur në dispozicion, janë fshirë pamjet filmike të serverave të kryeministrisë, janë dhënë urdhër dhe janë grisur regjistra. Të gjitha këto si janë konstatuar edhe nga mediat dhe nga opinioni publik janë të parikthyeshme”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Vrasja, me urdhër”- 21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Topi, te drejtësia shqiptare
- FOTOT/ Me lule në duar, Rama dhe familjarët e viktimave homazhe për 21 Janarin
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer