Teknologjia në shkolla, nxënësit: Kemi mësuar të ndërtojmë figura të ndryshme

21 Shtator 2023 | 16:58

Nxënësit nga klasa e parë, prej dy vitesh orën e teknologjisë dhe informacionit, po e zhvillojnë në laboratorët Smart.

Përmes lojërave fëmijët, mësojnë si të përdorin kompjuterin dhe funksionet e tij, konceptet dhe gjuhët e programimit.

 “Nxënës në shkollën “Hasan Vogli”, në klasë kam mësuar si të loz, si të vizatoj, si të bëj enter, pjesët e kompjuterit. Codemonkey është lojra që vendos dru dhe nga druri ikën në një nivel tjetër”,-tha Leo Gjonaj.

Leo dhe Siara janë në klasë të dytë. Në këtë fillim viti shkollor, ata po testojnë njohuritë e marra në klasën e parë.

“Nxënëse në shkollën “Hasan Vogli”– një shtëpi, duke përdorur katrorët dhe trekëndëshat për të bërë çati dhe pjesë të tjera të shtëpisë. që të shkruaj si të punoj. do na tregosh pak si mund të ndryshim ne çatinë? Shkojmë tek ngjyrat e zgjedhin dhe e vendosim tek çatia”,-tha Siara Salihaj.

Lënda e TIK u vendos të jepej që në klasë të parë prej dy vitesh tashmë. Platforma e përzgjedhur është “CodeMonkey”, në thelb të të cilës është të mësuarit përmes lojës. Mësuesit thonë së kjo mënyrë e re të mësuarit, ka rezultuar e sukseshme, pasi fëmijët kanë shtuar aftësitë tyre kompjuterike.

Fëmijët janë bërë më të socializuar me njëri tjetrin, sepse punojnë 2 fëmijë një kompjuter, nqs gabojnë i kthehen përsëri lojës për të marrë tre yjet e secilit nivel. tek librat kemi fletore pune, që dmth nxënësit veprojmë përmes vizatimeve ose veprimeve të ndryshme. Ka patur një pritshmëri shumë të mirë, sepse prindërit janë njohur dhe në shtëpi kanë pasur akses përmes ID të fëmijës, për të parë punimet e fëmijëve”,-tha Skerdjana Dollani, mësuese e TIK-ut.

Laburatorët Smart, kanë për qëllim përgatitjen e nxënësve drejt një tregu pune në shërbimet e IT, por dhe të punësimeve online, si një ndër fushat ku e ardhmja është premtuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026