Teknologjia tek fëmijët, Logopedia: Fëmija qëndron 8 orë në telefon, ja dëmi kryesor

2 Mars 2025 | 19:56

Në emisionin e sotëm të “Health o’Clock” nga Brunilda Cami, është diskutuar lidhur me teknologjinë se si ndikon ajo tek fëmijët, kryesisht në zhvillim e tyre në të folur.

Logopedia Kledina Helshani, tregon se si teknologjia po shkakton vonesa në të folur por dhe në tërësi tek fëmijët. Ajo ka shpjeguar se kur është mosha e duhur dhe sa është orari i duhur që fëmija të ketë kontakt me ekranet.

“Përdorimi i tepërt i ekraneve dhe qëndrimi përpara me orë të zgjatura sjell ndikimet negative në zhvillimin në tërësi të fëmijës.

50% ë fëmijëve shfaqin vonesa të të folurit. Më vijnë raste dhe kur fëmija rrin edhe 8-9 orë, fëmijë të moshës 2 vjeç, ky është një orar i tepërt edhe për ne që jemi të rritur. Vitet e para të jetës truri i fëmijës është si sfungjer dhe ndikon në zhvillim në tërësi kryesisht në zhvillimin e të folurit. Shoqata Amerikane e Pediatrisë këshillon që fëmijët nga mosha 18 muajsh deri në 2 vjeç mos të kenë kontakt fare me ekranet, dhe pas moshës 2 vjeç deri në 4 të kemi një maksimale prej dy orësh gjatë ditës.

2-3 vjeç është mosha  e vendosjes së gjuhës që është thelbësore për zhvillimin e të folurit tek fëmijët, por edhe më të vegjël. Ka fëmijë dhe 6 muajsh që fillon të tregojë kuriozitet ndaj ambientit rrethues dhe gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është të kenë kontakt me ekranin, është tepër e dëmshme. Fëmijëve në këtë mënyrë nuk po i jepet mundësi për të zhvilluar dhe për të patur një kontakt me një individ tjetër siç është prindi dhe gjithashtu i mohoet zhvillimi i gjuhës joverbale”, tha logopedia Helshani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026