Teologu: Kujdes! Mos i shkelni me këmbë lëvozhgat e vezës së kuqe
Teologu Miron Çako ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews, ku foli në lidhje me festën e Pashkës dhe traditën e lyerjes së vezëve me të kuqe.
Çako në fjalën e tij theksoi se veza e ruajtur e Pashkëve të vjetshme, nuk duhet të hidhet në lumë por duhet të futet në një vazoje trëndafili, ose një luleje çfarëdo.
Teologo apeloi që mos të shkelen me këmbë as lëozhgat e vezës së lyer. Sipas tij duhet respekt pasi është një symbol paskal dhe duhet të vendoset në vende ku nuk mund ta shkel këmba e njeriut.
“Zakonisht veza e vjetshme e Pashkëve, varroset ose futet në një rrënjë trëndafili apo luleje ku nuk e shkel këmba e njeriut.
Disa thonë që e hedhin në lumë, por uji e nxjerr përsipër dhe ajo diku do të shkojë dhe do shkelet me këmbë.
Është një simbol fetar dhe ndaj duhet respekt. Ndaj dhe kur hamë vezën e kuqe, njerëzit hanë dhe i hedhin jashtë lëvozhgat e vezës, sepse nuk kanë as respect për mjedisin, por nuk është mirë sepse ky simbol paskal shkelet me këmbë. Të krishterët e deotshëm i ruajnë këto dhe i hedhin në një vend ku nuk mund të shkelen me këmbë, pasi do një respekt”, tha Çako.
LEXO GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë