Temperaturat deri 43 gradë, kardiologu: Kujdes me pijet alkoolike dhe sheqerin…

17 Qershor 2024 | 17:52

Mjeku kardiolog Elton Qeli ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se me ardhjen e të nxehtit, njerëzit duhet të bëjnë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë.

Ai tha se duhet përdorur sa më pak alkooli dhe pijet me sheqer, ndërsa këshilloi konsumimin e vakteve me fruta dhe perime të stinës si dhe konsum të bollshëm të ujit.

“Subjektet që mund të kenë ndikim nga temperaturat e larta jo gjithmonë mund të kenë simptoma të mirëfillta që mund të lidhen me temperaturat e larta. Ndonjëherë mund të kenë djersitje më të shtuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi vilanie e ndonjëherë mund të kenë gjendje të fikëti. Shkalla e simptomave është shumë relative në varësi të vetë personit”,-tha kardiologu.

Ai dha disa këshilla edhe për sa i takon ushqimeve që konsumojmë.

“Duhet të ushqehen në mënyrë të rregullt, sipas vakteve normale, duhet të konsumojnë ujë, konsumi i frutave dhe perimeve të stinës është shumë i rëndësishëm pasi ato mbajnë në vetvete një sasi të ujit e cila është e rëndësishme ashtu sikurse uji i thjeshtë në rregullimin e balancave hidro-elektrolitike në organizëm, pra të ujit dhe të kripërave minerale.

Është shumë i rëndësishëm mos abuzimi në aspektin që të mos jenë vakte shumë të mbingarkuara por të ushqehen në mënyrë të rregullt. Është shumë e rëndësishme konsumi i lëngjeve dhe i ujit. Shumë njerëz prihen të konsumojnë edhe alkoolin dhe pijet me gaz, pijet me sheqer. Këto kanë efekte negative në shëndet”,-tha kardiologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026