Tenderat e rindërtimit, 8 kontrata u fituan nga kompani me pronarë nën hetim

13 Qershor 2022 | 15:56

Tetë tendera të rindërtimit janë fituar nga kompani, pronarët e të cilave kanë patur probleme me ligjin.

Euronews Albania ka zbuluar 3 shoqëri që kanë përfituar 18.6 milion euro, pronarët e të cilave kanë qënë nën hetim nga prokuroria.

Kompania G.P.G., ka përfituar 15.8 milion euro tendera për ndërtimin e banesave individuale në zonën e Durrësit.

Gjatë periudhës që është hapur njëri tender, një nga pronarët e kësaj firme, ka qënë nën hetim për skemë mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Ai dyshohej se në bashkëpunim me firma të tjera prisnin fatura fiktive për të justifikuar punime dhe shërbime të pakryera, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Gjykata ka pushuar çështjen në qershor 2020, disa muaj pasi ai kishte marrë pjesë në garën e projekteve të rindërtimit.

I arrestuar në shtator 2019 dhe nën hetim për skemë mashtrimi me TVSH rezulton edhe një nga pronarët e CEC group. Kompania ka përfituar 4 kontrata nga rindërtimi me vlerë 130 mijë euro.

DionAl ka përfituar po ashtu 2.67 milion euro nga rindërtimi, ndërsa një nga pronaret e saj ka qënë nën hetim për skemë mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Ligji për prokurimin publik nuk lejon dhënien e tenderave kompanive të cilat kanë pronarë apo administratorë të dënuar. Nga rindërtimi kanë përfituar edhe kompani me pronarë të dënuar dhe nën hetim, pa ditur se cili do te ishte vendimi i gjykatës, çka do të rrezikonte ecurinë e kontratës për një proces emergjent siç ishte rindërtimi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026

Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 53-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
20:19 | 22/07/2026

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026