Tensione në përballjen Tirana-Partizani, gjuhen sende në fushë

3 Dhjetor 2023 | 20:15

Siç ka ndodhur edhe më parë, derbi Tirana-Partizani është shoqëruar me tensione.

Tifozeria e Partizanit nuk e ka mirëpritur golin e shënuar nga Hasani dhe kalimin në avantazh të skuadrës kundërshtare.

Ata kanë hedhur sende në fushë duke goditur kapitenin e Tiranës, Filip Najdovski në sup.

Ndërkohë tifozët e Tiranës nuk kanë qëndruar të qetë përballë kësaj duke hedhur sende të ndryshme mbi portierin e Partizanit, Pano Qirko. Ky i fundit u godit në këmbë.

Gjyqtari Juxhin Xhaja bllokoi ndeshjen në minutën e 37’ të saj duke kërkuar të mos hidhen më sende në fushë dhe të qetësohet situata.

Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit po luhet në stadiumin “Air Albania”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026