Tensionet brenda PD, Luan Baçi pranon kritikat: Kemi lënë në hije detyrat e vërteta të opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha se për shkak të tensioneve të krijuara brenda PD-së, detyrat e vërteta që i takojnë opozitës janë lënë në hije.
“Duhet të kërkojmë edhe ndjesë në këtë drejtim për arsye të zhvillimeve të fundit që janë në politikën shqiptare, por sidomos brenda Partisë Demokratike me problemet që kanë lindur dhe pak a shumë po të shikojmë është zhvendosur fokusi brenda debatit brenda PD-së, të një përplasje apo konflikti që ka lindur dhe në fakt është lënë pas dore lufta që duhet bërë kundër korrupsionit, qeverisë,” – tha Baçi.
Ai e ka konsideruar mangësi të opozitës që ende nuk ka marrë rolin e saj, por sidoqoftë tha se e gjithë kjo do e forcojë partinë dhe do e përmirësojë në të gjitha aspektet.
Drejtuesi i PD-së në Fier deklaroi gjithashtu se nuk mbron askënd kushdo qoftë dhe pavarësisht pozicionit të tij.
Referuar vendimit që Basha mori për përjashtimin e Berishës, Baçi tha se kishte vendosur të ishte krah demokratëve.
“Nuk jam i rreshtuar në asnjë krah dhe nuk më pëlqen fare kur thonë, i rreshtuar me Berishën apo Bashën. Basha dhe Berisha janë dy personalitete të larta të Partisë Demokratike. Absolutisht respekt për ta, por PD është e madhe. E parë në këtë prizëm, jo se kam qenë pasiv në mbledhjet grupit parlamentar apo në mbledhjet e kolegjit të kryetarëve, por nuk më ka pëlqyer të bëj “show mediatik” për mendimin që duhet të japim se ku jemi rreshtuar,” – u shpreh deputeti.
Ai tha se e ka shoqëruar Berishën në Fier gjatë mbajtjes së takimit të “Foltores” pikërisht prej respektit që ka për të dhe figurën së tij si lider historik i Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta