Tensionet në Kuvend, Boçi: Opozita nuk duhet të cënohet në të drejtën për protestë

7 Nëntor 2023 | 14:34

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është shprehur se opozita nuk mund të cënohet në të drejtën e saj për të protestuar.

Komentet Boçi i bëri gjatë një interviste në EuroNews Now në EuroNews Albania, ku tha se gjatë veprimtarisë parlamentare në komisione, opozitës I janë mohuar të drejta dhe kërkesa.

Lidhur me propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për vettingun e politikanëve, Boçi tha se e mbështet si ide, por sipas tij, nuk është bërë nga njeriu i duhur.

Ai foli edhe për vendimin e tërheqjes së deputetit Agron Shehaj nga aksioni politik opozitar, për të cilin tha se duhet të bëjë luftë parimore krahë forcës politike të cilës i përket.

Pjesë nga biseda në studio:

Opozita nuk duhet të cënohet në të drejtën e saj për të protestuar. Aksioni kërkon zgjidhje të situatës. Ka disa piketa të qarta, të vendosura. Në kërkesat e opozitës për seanca dëgjimore dhe për kërkim dokumentacioni kërkues, refuzohen kërkesat e opozitës, siç u refuzua edhe kërkesa për komisione hetimore. Pra janë veprime zinxhir dhe aksioni do të vazhdojë derisa të vendoset e drejta kushtetuese e opozitës.

E ka vendosur Gjykata Kushtetuese. E ka Kushtetuta, rregullorja e Parlamentit dhe mënyra si ndahen përfaqësimet në sallën e Kuvendit. Kush është forca madhore që e rregullon këtë? Është protesta e opozitës, dëri në fitimin e të drejtave të shkelura.

Pyetje: Ka qenë një propozim i bërë nga Basha për vettingun e politikanëve, e mbështesni?

Basha këtë propozim e ka nga sirtarët e viteve më parë dhe ne kemi qenë në unison që e mbështesnim. Si ide e mbështes, por personi që e sjell ka brenda shumë gjëra dhe shumë distanca që nuk e çojnë te propozimi. Më e mira do të ishte t’i bëhej një vetting Ramës, pasi ka qenë vetë bashkësia e BE që e ka akuzuar për një pasuri prej 200 milionë eurosh, se tani janë shumëfishuar.

Kundërshtuesi kryesor i këtoj propozimi ka qenë Rama. PD ka qenë gjithmonë kërkuese e transparencës. Në rastin kur Basha kërkon një gjë të tillë, të mos vonojë të bëjë vettingun e vetes së vetë dhe të japë shembullin I pari.

Kushtetuta është ligji I ligjeve. Unë nuk kam qenë dakord me ligjin e arsimit të lartë, por kjo nuk do të thotë që unë të mos respektoj ligjin e arsimit të lartë.

Agron Shehaj tha jam përjashtuar nga Bardhi dhe nuk jam dakord me idealet dhe ideologjinë që po ndiqet. A vijon të jetë përjashtues?

Nuk është përjashtuese mënyra që po ndiqet për bashkimin. Bashkimi është një process. Tërheqjen e Shehajt e shoh si kritikë ndaj këtij procesi. Do të ishte mirë që zoti Shehaj të ishte një vendimmarrës… Shehaj ka të drejtat e tij. Ai ka garuar për kreun e PD-së, është nga njerëzit me reputacion dhe njeri që përfaqëson atë pjesën e re brenda PD. Është njeri që ka qëndruar dhe është përballur, ka treguar një kurajo të rrallë në pjesën e politikanëve. Ajo që më step te këto largimet, është se ti ke marrë votat dhe duhet të bësh një luftë parimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024