Tensionet në Kuvend, Saliu: Në kuadër të aksionit të ardhshëm opozitar

20 Nëntor 2023 | 18:49

Gazetari Gëzim Saliu është shprehur se protesta e deputetëve të opozitës në Kuvend po organizohet në kuandër të aksionit opozitar që pritet të ndërmarrë opozita dhe që sipas tij mund të sjellë edhe protesta.

Komentet Saliu i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se ish-kryeministri Berisha deri tani po organizon një elektrizim të bazës demokrate, por sipas tij, kjo nuk mjafton, pasi duhet të arrihet te elektorati gri.

Ai shtoi se nëse Berisha do të arrijë të bëjë një hapje të madhe të partisë, do të jetë mënyra e vetme për rikthimin në pushtet dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas tij, do të ketë një rikonfirmim të maxhorancës.

“Sipas burimeve të mia, gjithçka po organizohet në kuadër të aksionit politik që do të ndërmarrë opozita, që do të sjellin edhe protesta të opozitës.

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se një formë e angazhimit të opozitës në kushtet e tulatjes së madhe që kaloi në zgjedhjet e 14 majit, se duhet të jemi të qartë që ato zgjedhje e rrënuan aspiratën e opozitës për të sjellë një frymë tjetër.

Për të sjell pak ndryshim te militantët e partisë, te baza, janë pikërisht këto takime që bën doktori dhe këtë e arrin, arrin të elektrizojë bazën e PD. Por halli i opozitës është te elektorati gri që nuk e votojnë këtë opozitë, por as qeverinë.

Nëse do të shkohet drejt një hapjeje reale të PD, që unë besoj se Doktori mund ta kryej, megjithëse deri tani nuk e ka treguar… Por nëse nuk arrin ta bëjë, atëherë do të kemi një rikonfirmim të maxhorancës”, u shpreh Saliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026