Tensionet në Veri| Deputeti i LVV: Kurti të mos tërhiqet, Kosova të mos lëshojë pe

31 Maj 2023 | 10:31

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja foli në një intervistë për Euronews Albania rreth tensioneve në veri të Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk mund të lëshojë pe nga parimet.

Ai u shpreh se nuk mundet që Kosova të veprojë për të kënaqur ambiciet e Vuçiç, por është e rëndësishme që të veprojë për të kënaqur ambiciet e gjeneratës së re që po rritet.

“Kosova dëshiron ligj, demokraci, sundim, drejtësi, kërkon zhvillim, kjo është agjenda. Ne kemi një pengesë, është e dukshme, por që duhet ta kuptojnë të gjithë që Kosova nuk mund të lëshojë pe në parimet e saj mbi ligjin dhe demokracinë,” – u shpreh Muja.

Ai theksoi se ato komuna janë pronë e Republikës së Kosovës dhe më herët u kanë shërbyer vetëm bandave të Vuçiçit, ndërkohë që sipas parimit multietnik, Muja tha se janë të interesuar t’i hapin ndaj gjithë qytetarëve sepse kanë obligime.

Në këto kushte deputeti u shpreh se nuk e rekomandon tërheqjen e Kurtit dhe nuk do të duhej të tërhiqej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026