Teologu mysliman dhe pastori i krishterë debat për festimin e Vitit të Ri
Është shoqëruar me debate emisioni “Goodmornings Albania” në Euronews, ku të ftuar ishin pastori Ylli Doçi dhe teologu Neki Kalosh.
Temë e emisionit ishte atmosfera festive e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, si dhe simbolika e festive të fundvitit.
Pastori Doçi tha se simbolika e Krishtlindjeve ka të bëjë me Perëndinë dhe njërëzit dhe është ky fakt që i bën festat edhe më të bukura.
Nga ana tjetër pastori Kaloshi tha se atmosfera e festive të fundvitit është krijuar me vondim politik për shkak të zbukurimit të qyteteve. Ai shprehu dëshirën që qytetet të zbukuroheshin edhe gjatë muajit të Ramazanit.
Pjesë nga debati:
Pastori: Është bukuria e atmosferës së Krishtlindjes që rrëmben zemrën, me të drejtë se është simbolika e Perëndisë me ne. A të pëlqen simbolika e festës së Krishtlindjeve?
Teologu: Unë e mirëkuptoj pastorin. Gjithë bukuria që manifestoi është një realitet, i cili sidomos në vendet e varfra siç jemi ne institucionet i caktojnë një buxhet të caktuar dhe nuk quhet më as Krishtlindje as Vit i Ri, po quhet muaji i festave. E kanë quajtur muaj festiv dhe me vendim politik, nuk është me vendim fetar ky, i gjithë qyteti zbukurohet. Ka shumë të drejtë këtu pastori, se në muajin e madhërishëm të Ramazanit nuk zbukurohet qyteti kështu, do kisha dëshirë që dhe atë muaj të zbukurohej qyteti kështu.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse