Tërheqja e policisë nga Veriu, Daçiç: Kurti po tallet me ndërkombëtarët

7 Gusht 2023 | 09:24

Ministri i Punëve të Jashtme serbe Iviça Daçiç, në një deklaratë për mediat ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tallet me ndërkombëtarët.

Teksa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe tërheqjen e 25 % të trupave të Policisë së Kosovës,  Daçiç u shpreh se një vendim i tillë nuk tregon shtensionim të situatës në Mitrovicë, por sipas tij është një ‘marifet’ i autoriteteve të Kosovës, për të cilën shtoi se nuk do ta pranojnë.

“Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 përqind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti”, ka shtuar ministri serb.

Kujtojmë se në kuadër të dakordësisë së arritur me ndërkombëtarët qeveria e Kosovës ndërmori tre ditë më parë hapin e parë për shtensionimin e situatës në Veri duke tërhequr 25% të forcave policore në veri të vendit.

Hapat për shtensionimin e situatës:

1-Largimi i 25% i trupave është hapi i parë nga marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

2-Hapi i dytë është policia e Kosovës që kryen vlerësime të rregullta të sigurisë bashkë me EULEX-in, dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të tërë pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.

3-Hapi i tretë: Më pas qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës. Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.

4-Në Hapin e katërt: BE-ja do t’i ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel, për finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026