Tërmet me magnitudë 5.1 në Greqi

9 Tetor 2022 | 08:35

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur rajonin Fokida të Greqisë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 km në jug të Desfinës, ndërsa thellësia 13.3 km, shkruajnë mediat greke.

Tërmeti është ndjerë veçanërisht në zonën e Atikës si dhe në shumë rajone të tjera të Greqisë.

Edhe banorët në qytetet Xylokastros, Galaksidi dhe Eratini raportuan se tërmeti ishte shumë i fortë.

Pas tërmetit, janë regjistruar disa pasgoditje, teksa deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz dhe dëme materiale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026