​Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri e Kosovë

11 Nëntor 2020 | 06:38

Një tërmet me intensitet 5 ballë, sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut në orën 04:54 minuta të mëngjesit të sotëm, raporton KosovaPress.

Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit në thellësi 10 km.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë dhe në Shqipëri, veçanërisht në Dibër.

Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit. Deri më tani, sipas raportimit të mediave atje nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026