Tërmeti në Turqi, sizmologu: Rajoni më i rrezikuar, mund të priten lëkundje të tjera

23 Prill 2025 | 19:17

Një tërmet me magnitudë 6.2 tronditi këtë të mërkurë Turqinë në zonën e Silivri rreth 7 kilometra në perëndim të metropolit pranë Bosforit. Deri më tani nuk raportohet të ketë viktima, ndërsa numri i të plagosurve, sipas mediave turke dyshohet të jetë 150.

Për të folur rreth këtij tërmeti ishte i ftuar në “People” në Euronews Albania sizmologu Edmond Dushi. I pyetur se nëse ky tërmet ka qenë i parashikuar më herët dhe a pritet të ketë tërmete të tjera në vijim, sizmologu u përgjigj:

“Ne nuk parashikojmë dot ende dhe as nuk mund të themi nëse ky është tërmeti që prisnin sizmologët në Turqi, sepse në këtë zonë gjatë gjithë kohës ka pasur tërmete dhe ne mund të numërojmë rreth 7 tërmete me magnitudë mbi 7. Kjo tregon se potenciali i kësaj thyerje është shumë i madh dhe natyrisht sizmologët turq mund të presin goditje të tjera të forta. Është një nga rajonet më të rrezikuara të brezit Alpin-mesdhetar, ku bëjmë pjesë edhe ne”,-tha sizmologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026