Tërmeti, rikthehen inspektimet në terren, qytetarët e dëmtuar duhet të paguajë disa shërbime

27 Janar 2020 | 09:43

Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka vendosur që të ketë një rivlerësim të dëmeve për banesat e dëmtuara rëndë. 

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare sqarohet se për objektet e dëmtuara rëndë nga tërmeti, do të kryhet edhe njëherë inspektimi, por këtë herë kostot e kryerjes së shërbimit do të kalojnë në ngarkim të vetë banorëve.

Qytetarët që banesat e të cilëve janë në shkallën e katërt ose të pestë të dëmtimit u duhet të paguajnë.

-Dokumentim gjeometrik 150 lekë/m2

-Aktekspertiza 40 lekë/m2

-Provat laboratorike 200 lekë/m2

-Studimit të thelluar 300 lekë/m2

-Projekti i ndërhyrjeve rehabilituese 200 lekë/m2 890 lek

Analiza do të  përfshijë studimin gjeometrik, studimin e materialit të përdorur, qëndrueshmërinë sizmike dhe studimin e dokumentacionit.

Kjo aktekspertizë e thelluar, sipas vendimit të qeverisë do t’i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e opononencës, ndërsa procesin do ta realizojnë njësitë e qeverisjes vendore.

Ministri i Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj pohoi se janë inspektuar 48 mijë banesa, por nuk njoftoi se për banesat e dëmtuara rëndë do të ketë kosto për vetë qytetarët.

Kryeministri i vendit, z.Edi Rama theksoi se qytetarët e dëmtuar duhet të raportojnë dëmet e tërmetit në platformën online për rindërtimin, ndërsa paralajmëroi goditje të fortë për ata persona që do tentojnë të kryejnë abuzime. Shefi i qeverisë tha se është  ngritur një grup i posaçëm, i cili do të kryejë dhe do të verifikojë  çdo deklarim të bërë nga qytetarët mbi pasojat dhe dëmet e tërmetit.

 “Do ndëshkoheni nëse regjistroheni si të pastrehë nga tërmeti njerëz, që nuk kanë lidhje me tërmetin. Kemi ndërtuar një grup që do bëjë këtë punë që nuk e njeh njeri, testime të integritetit të pasqyrës”-u shpreh Kryeministri i vendit, z.Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026