“Testoi besimin e qytetarëve te SPAK” Qori: Rama po i jep Dumanit “përqafim gjarpri”
Kreu i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar gjetjet e Barometrit sipas të cilave 52.1% e qytetarëve kanë besim te ky institucion.
Qori tha ndër të tjerat se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Sali Berisha, tashmë kanë frikë për lirinë e tyre.
“Besoj se të gjithë këta kanë frikë se do të humbin lirinë. Nga ana tjetër, Rama ka parë reagimin në masë të njerëzve. Sa më shumë ai i kundërvihej prokurorëve dhe gjykatësve aq më shumë të egërsuar ishin njerëzit ndaj Ramës. E provoi me patronazhistët te SPAK-u, edhe më i fortë reagimi shoqëror.
E provoi me Vipa-t që dilnin mbronin Veliajn, njerëzit u ndezën akoma më keq. Atëherë kuptoi se duhet të ndryshojë strategji komunikimi. Tani tenton të “përqafojë” Altin Dumanin e SPAK-un, por është si përqafimi i gjarprit. Ai dhe Sali Berisha e kanë bërë të qartë që nuk do tolerojnë institucione vërtetë të pavarura”,-tha Arlind Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 14:55 Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 14:52 E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura
- 14:47 Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit
- 14:38 Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile
- 14:36 FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
- 14:28 Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie