Tetë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën tetë pacientë nga Covid-19, ndërsa nga 1525 teste të kryera, 237 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas saj, në orët e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar 460 pacientë, çka tregon se situata në vendin fqinj paraqitet më e qëndrueshme.
Rastet pozitive:
Shkup 123
Kumanovë 15
Dibër 1
Shtip 4
Prilep 8
Tetovë 7
Strugë 11
Veles 5
Manastir 5
Ohër 13
Kvadar 11
Gjevgjeli 6
Strumicë 5
Kriva Pallankë 3
Radovish 2
Koçanë 3
Probishtip 1
Demir Hisar 1
Berovë 2
Vinicë 1
Sveti Nikollë 1
Kërçovë 2
Resnjë 1
Negotinë 6.
Në të gjithë vendin raportohen 2530 viktima në total si pasojë e coronavirus. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat e diktuara kundër Covid-19 si dhe të shmangin grumbullimet masive.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i epidemisë ka arritur në 84.024.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona