Thaçi: Ahmeti kundërshtari më i madh politik, por kurrë s’do kaloja me armiqtë e tij
Kreu i PDSH, Menduh Thaçi në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.
I pyetur lidhur me raportin që ka me Ali Ahmetin e BDI, Thaçi u shpreh se është kundërshtari i tij më i madh politik, njësoj siç janë në Shqipëri, Edi Rama dhe Sali Berisha.
Kreu i PDSH tha se do të vijojë të përplaset me Ahmetin sa herë të ketë bindjen se po vepron gabim, por kurrë nuk do të kalojë në anën e armiqve të Ahmetit, që siç theksoi punojnë kundër shqiptarëve në RMV.
“Është kundërshtari im më i fortë politik, lufta politike me të ka qenë si Edi Rama me Sali Berishën në Shqipëri, përplasja më e madhe politike e shqiptarëve të RMV me formacione politike. Ndjehem mirë që me meritën time dhe të tij kjo përplasje nuk ka çuar në konflikt civil mes shqiptarëve të RMV. Sado që t’u dukesh i mirë maqedonasve dhe serbëve, po të jesh shqiptar i suksesshëm prite sulmin e furishëm prej tyre. Unë do të vazhdoj që për gjërat që mendoj se i bën gabim të përplasem me të, por kurrë nuk do bëhem pjesë e anës tjetër, e armiqve të tij që duan ta çojnë kombin shqiptar të RMV në drejtime të humbura”, u shpreh Thaçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit