Kreu i PDSH: Kurti të mos ndërhyjë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut
Kreu i PDSH, Menduh Thaçi ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku foli në lidhje me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë tek këto të fundit.
Ai theksoi se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti do të bëntë shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut në mundësi për përmirësim apo deformim të rezultatit zgjedhor.
Mes tjerash ai tregoi se sondazhet që janë realizuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se do të fitojë e djathta
“Vetëvendosja e cila drejtohet nga Kurti, do të bënte shumë gabim nëse ndërhynte në emër të qeverisë së Kosovës, në mundësinë e përmirësimit apo deformimit të rezultatit zgjedhor në Maqedoni. Kjo do të ishte e gabuar për shkak se vlerësoj se ata janë pak të informuar për tendencën e fundit politike në Maqedoni, ku sondazhet tregojnë se zgjedhjet do i fitojë e djathta maqedonase, e cila është hapur kundër procesit integrues apo kundër kërkesës së BE për ndryshimet kushtetuese.
Mendoj se Kurti më shumë e ka këtë ndërhyrje për një rritje të influencës së vet politike brenda Kosovës sesa jashtë. Nuk do isha pajtuar që një qeveri të qoftë e Kosovës apo e Shqipërisë, të shfaqet hapur apo drejtpërdrejt në mbështetje të një formacioni politik. Nuk them se janë të painformuar, për shkak se partitë e reja që e quajnë veten shqiptare do të garojnë në zgjedhjet e fundit, nuk janë parti të tëra por janë grimca të partive të ndryshme. Drejtuesi i këtij koalicioni është një funksionar që në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitojë mandat”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta