Thaçi i reagon Speciales për seancën më 28 nëntor: Urime festa e Flamurit
Ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës më 28 nëntor, ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.
Ky reagim ndodhi në konferencën përgatitore në çështjen ndaj tij, e cila po mbahet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Thaçi tha se kjo seancë do të duhej evituar. Ndërsa, shprehu besimin që nëntorët e tjerë do t’i festoj bashkë me gjithë shqiptarët në vendin e tij.
“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor, por i nderuar zotëri gjyqtari është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtetet tjera përkatëse. Siç çdo popull edhe ne shqiptarët kemi histori, traditat, vlerat kombëtare dhe shtetërore.
Mendoj se caktimi i kësaj seanca pikërisht me 28 nëntor do të duhej evituar, mbajtja e kësaj seance pikërisht me sot më 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare.
Sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare edhe institucion edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet vetëm t’iu uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona