“The Guardian” artikull për këngëtaret me origjinë shqiptare, në top listat botërore
Media britanike “The Guardian”, e cila i ka kushtuar një artikull yjeve të muzikës shqiptare, kryesisht Dua Lipës dhe Rita Orës.
Sunny Hill, një festival katërditor i muzikës pop i organizuar nga ylli ndërkombëtar Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, dhuroi entuziazëm të qytetarët vendas dhe të huaj.
Sipas Dugagjin Lipës, ndikimi ekonomik i festivalit Sunny Hill në Prishtinë është rreth 20 milionë euro në një javë. Shumë hotele në qytet rezervohen gjatë kohës së festivalit.
Por me çmimin e biletave 200 euro për për person pak më pak se gjysma e pagës mesatare mujore të shqiptarëve në Kosovë festivali është i paarritshëm për shumë vendas.
Mësohet se 45% e atyre që morën pjesë në këtë festival këtë vit erdhën nga jashtë.
Në artikull thuhet se Dua Lipa dhe Rita Ora, dy nga këngëtaret kryesore në botë të top-listave janë me origjinë shqiptare kosovare, të lindura nga prindër që u larguan nga rajoni i shkatërruar nga lufta në vitet 1990.
Lipa dhe Ora këndojnë në anglisht, por edhe artistët nga Kosova kanë pasur suksese të mëdha në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Indi, Australi dhe SHBA .
Gjithashtu, si e suksesshme sipas The Guardian përmendet Dhurata Dora dhe Era Istrefi.
Skenat dalluese pop dhe rock të Kosovës datojnë në kohën kur ishte ende pjesë e Jugosllavisë.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë