Thirrja e Escobar-it për hetimin e Berishës, Baçi: SPAK të zgjidhë këtë çështje
Gazetari Agim Baçi thotë se SPAK nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit Sali Berisha, duke iu referuar deklaratës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili tha se ish-kryeministri duhet të hetohet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se është shumë e rëndësishme që SPAK të sqarojë këtë çështje.
“Jemi para një situate të tillë që duhet t’i kishim dhënë zgjidhje. Sërish jemi në vendnumëro. Nuk mund të lejojmë dhe nuk është normale që në një vend, të kemi akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe SPAK dhe drejtësia shqiptare bën sikur nuk ka ndodhur agjë.
SPAK nuk ka deklaruar asnjë hap, që t’i kërkojë drejtësisë amerikane, shtetit amerikan, të dhëna për zotin Berisha. Është e rëndësishme që për një figurë si zoti Berisha, të sqarohet kjo çështje”, theksoi ai.
Escobar tha një ditë më parë se vendimi për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës nuk ishte politik, por institucional.
Ai nënvizoi se SHBA ka partnerë të mirë në Partinë Demokratike dhe do që kjo forcë politike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur
- 17:45 Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri