Thomas Tuchel kthehet në çështje, Rooney kundër federatës angleze

19 Tetor 2024 | 17:04
Thomas Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj në krye të kombëtares angleze të futbollit, ndërsa emërimi i tij te “3 luanët” nuk ka kaluar pa kritika.
Një gjerman që drejton ishullin, ky fakt po e bën të vështirë për opinionin sportiv atje ta pranojë, dhe padyshim që kritikat do ta shoqërojnë 51-vjeçarin gjatë gjithë kohës së tij në detyrë.

Wayne Rooney, një nga lojtarët më të njohur që ka pasur Anglia, është shprehur kundër vendimit të federatës, duke theksuar dëshirën për të vazhduar me një trajner vendas.

“Është një surprizë për mua. Tuchel është një trajner i mirë, por jam i befasuar me këtë vendim të Federatës. Në 10-15 vitet e fundit, Federata ka ndërtuar një platformë për trajnerë të rinj anglezë; prisja që t’i besonin një prej tyre,” pohon Rooney.

Megjithatë, ka edhe ata që e mbështesin Tuchel, një prej të cilëve është rivali i tij në Premier League kur drejtonte Chelsean, Pep Guardiola.

“Thomas Tuchel është trajneri i ri; më duhet t’i bëj komplimentet e mia Federatës Angleze. Kjo është një detyrë e rëndësishme, dhe i uroj atij më të mirat. Federata zgjodhi një trajner të huaj me shumë eksperiencë.”

Tuchel ka firmosur një kontratë 18-mujore në krye të “3 luanëve” me një pagë prej 6 milion paundësh në vit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026