“Ti njollose Partinë Demokratike”, Bushati i “përvishet” Sali Berishës

9 Shkurt 2023 | 21:32

Analisti Andi Bushati debatoi me kreun e PD, Sali Berisha në studion e emisionit Now në Euronews Albania, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës për financim me para ruse.

Sipas Bushatit me qëndrimin e tij kundër Bashës, Berisha rimori tezën e Edi Ramës duke i lënë një njollë PD.

“Është tjetër gjë të akuzosh tjetrin siç bëri Rama. Keni ngritur edhe komisioni. Ju doli që janë para ruse? Ju rimorët tezën e Ramës dhe i latë një njollë PD. E di kush është shqetësimi im, se shpesh këto 30 vite është bëtë metodë, kap edhe një të pavërtetë po t’u desh për të luftuar kundërshtarin, hidhe në treg se punë e madhe. Edi Rama pagoi, loboi për këtë punë. Nuk paguan njëri për të nxjerrë të vërtetën dhe ju ratë pre e kësaj”, tha Bushati.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndiqni emisionin e plotë këtu:

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026