Tifozi nga Katari: 600-2000 euro biletat e ndeshjes, për VIP-at deri në 4000 euro
Erald Alimadhi, një shqiptar i cili bëri tifo për Argjentinën në Botëror dhe ishte në stadium në finalen kundër Francës, tha se një biletë kushtonte nga 600-2000 euro.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Alimadhi u shpreh se për VIP-at, çmimi i biletës shkonte deri në 4000, apo edhe 5000 euro.
“Faktikisht, biletën e kam marrë vetëm biletën e fundit, e mora dhuratë nga një miku im. Vlera për ndeshjen shkonin diku te 600 euro te kategoria e dytë, deri në 2 mijë euro. Mund të arrinin 2-3 mijë euro maksimumi. Po pastaj ishin edhe për VIP-at, që shkonin më shumë, çmime marramëndëse.
Me sa dijeni që kam, mund të arrinte 4 mijë apo 5 mijë euro një biletë. E kisha dhuratë nga një miku im, 6 orë para ndeshjes më mori në telefon, më tha a ke dëshirë të shohësh ndeshjen, një miku im nga Katari”, theksoi ai.
Argjentina mposhti Francën në finale, duke fituar në kampionatin botëror të futbollit, “Katar 2022”.
Ekipi nga Amerika Latine, siguroi titullin pas fazës së penalltive me rezultat 4-2, teksa 120 minuta përfunduan në barazim, 3-3.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)