Tik-Tok platformë për paligjshmërinë? Fuga: Teknologjia s’vret asnjëherë!

24 Shkurt 2024 | 17:44

Akademiku Artan Fuga tha në një intervistë për Euronews Albania se histeria e shoqërisë ndaj Tik-Tok është qesharake dhe pa asnjë bazë.

Sipas tij nuk është teknologjia ajo që vret, por është njëri dhe mënyra se si ajo përdoret.

“Nuk vret teknologjia, asnjëherë. Kur vjen dhe dëgjon zëra nga njerëz që konsiderohen ekspertë në fusha të ndryshme por nuk janë dhe qarkullojnë mendime të stërvjetra pa asnjë bazë këtu fillon problemi. Teknologjia nuk ka vrarë asnjëherë, vret njeriu, përdorimi i saj, dhe kjo u bë qesharake se filloi histeria kundër Tik Tok, por ai njeriu që thuhej se u vra nga Tik Tok kishte pasur probleme të tjera të dhunës në familje dhe Tik Tok ishte veçse një gjë komplementare. Problemi është që ka një sulm të jashtëzakonshëm ndaj rrjeteve sociale në Shqipëri, kjo vjen nga disa qarqe intelektuale që janë mësuar që dijen ta kenë monopol dhe e dyta nga njerëz që kanë  përbuzje ndaj popullit të tyre, rrjetet sociale tregojnë atë që është shoqëria më të vërtetë”, tha Fuga.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026