“Tirana Diplo 2024”, ambasadorët grumbullohen në Tiranë për integrimin në BE

26 Gusht 2024 | 09:15

Trupi diplomatik shqiptar që shërben në të gjithë botën në datat 26 dhe 28 gusht do të grumbullohen në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Konferenca e Ambasadorëve do të jetë një takim i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, ku do të diskutohet rreth mundësive për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë.

Një nga tematikat kryesore të këtij eventi do të jetë Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe përveç ambasadorëve e krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Në këtë event do të marrin pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të ketë një fjalë përshëndetëse në ditën e parë të punimeve të konferencës.

Ky takim i trupës diplomatike të Shqipërisë në botë vjen në një kohë kur në procedurë parlamentare është futur t’u shqyrtuar pr.ligji i ri për shërbimin e jashtëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026