“Tirana nuk e meriton të jetë këtu”, Patushi kritikon drejtuesit dhe trajnerin

22 Janar 2026 | 22:34

I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, Saimir Patushi komentoi situatën e Tiranës dhe kritikoi performancën e trajnerit.

Po ashtu ai tha se drejtuesit kanë bërë gabime ndërsa nënvizoi pritshmëritë e larta të tifozërisë bardheblu, duke theksuar se çdo ndeshje duhet trajtuar si finale dhe se ekipi nuk mund të shpërdorojë më mundësitë për të synuar titullin kampion dhe performancën në Europë.

“Tirana nuk meriton të jetë këtu, ka gabime trashanike nga drejtuesit. Familja bardheblu duhet të reflektojë, pasi kjo tifozëri dhe kjo fanellë meriton shumë më tepër. Kjo fanellë kërkon një renditje tjetër. Tifozeria është mësuar ta shohë Tiranën si kampione dhe në Europë, jo në pozita të tilla. Ndeshja me Vorën duhej fituar, dhe më vjen keq që trajneri e interpretoi ndryshe. Nëse do të fitonim me Vorën, situata do të ishte shumë më e mirë; ishte një finale. Trajneri duhet të kuptojë që çdo ndeshje është finale dhe nuk duhet të jetë frikacak. Nuk mund të shpërdorojë më,” tha Patushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026

Në emisionin “Kubi Sportiv”, të drejtuar nga Drilon Xhepollari, u diskutua nisja e turneut më të madh futbollistik në botë, FIFA World Cup 2026, si...
18:13 | 11/06/2026

Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”

Këtë fundjavë në Durrës do të zhvillohet edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”, në pishinën olimpike “Taq Dafa”. Turneu konsiderohet një nga aktivitetet më...
17:45 | 10/06/2026

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026