Tiranë| Rrahu barbarisht 42-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës, identifikohet autori
Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes së 42 vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso, i cili u gjet i gjakosur mëngjesin të hënë në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se autori i rrahjes brutale të 42-vjeçarit është një shtetasi Bajram Gjelodhi, 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Burime të siguruara pranë spitalit të Traumës thanë se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar.
42-vjeçari ndodhet i intibuar me plagë të shumta në kokë dhe trup, në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihet motivi për të cilin është kryer rrahja brutale e 42-vjeçarit, ndërkohë që policia po vijon punën për arrestimin e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut