Tiranë, Spanja shpallet kampione e Europianit të Socca-s
Kampionati Europian i Socca-s uli siparin mbrëmjen e së dielës në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, me Spanjën që u shpall kampione e Europës pas triumfit në finale ndaj Kazakistanit me rezultatin 2-1.
Turneu, i cili u organizua për herë të parë në Shqipëri, solli për disa ditë me radhë atmosferë festive, emocione dhe ndeshje spektakolare në mini-stadiumin e ndërtuar posaçërisht në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në gjysmëfinale, Spanja siguroi kualifikimin për në finalen e madhe pas fitores minimale 1-0 ndaj Serbisë, ndërsa Kazakistani triumfoi 2-0 përballë Hungarisë, duke prerë biletën për sfidën vendimtare të turneut.
Finalja dhuroi spektakël dhe rivalitet të fortë mes dy skuadrave, por në fund ishte Spanja ajo që arriti të triumfonte 2-1 ndaj Kazakistanit, duke ngritur lart trofeun e Kampionatit Europian të Socca-s.
Organizimi i këtij eventi në Shqipëri përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e minifutbollit në vend.
Për disa ditë, “Shtëpia e Futbollit” u kthye në epiqendrën e Socca-s europiane, duke mirëpritur 28 kombëtare, tifozë dhe përfaqësues nga e gjithë Europa në një aktivitet që u karakterizua nga organizimi, atmosfera dhe niveli i lartë sportiv.
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit