Tjetër aksident me vdekje, humb jetën pasagjeri në aksin Bulqizë-Klos! Plagosen edhe 4 të tjerë
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diele në aksin rrugor Bulqizë-Klos. Ngjara ka ndodhur në vendin e quajtur “Plani i Bardhë” ku janë përfshirë dy automjete në aksident. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje ka humbur jetën pasagjeri i njërit mjet.
Policia njofton gjithashtu se janë plagosur edhe dy shoferët dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët ndodhen në spital. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Këtë të diele është regjistruar edhe një viktimë tjetër për shkak të një aksidenti. Në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën një 61-vjeçar. Viktima sapo kishte zbritur nga mjeti kur u përplas për vdekje nga një makinë.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë