Tjetër përgjim për Zoran Zaev, akuzohet se ka marrë 6 milionë euro ryshfet
Në vazhdën e një sërë bisedash të përgjuara që po komprometojnë edhe ish-kryeministrin por edhe kryetarin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, është publikuar një bisedë e re e përgjuar, në të cilën supozohet se flet ish-kryeministri Zoran Zaev me një avokat të njohur, Vasill Dimishkov, të cilit i thotë se do t’i hyjë një farë pune për shumë prej 6 milion eurosh.
Partia maqedonase opozitare këmbëngul se kjo bisedë audio që është vazhdim edhe i një bisede tjetër ku po ashtu avokati Dimishkov flet për një ryshfet prej 6 milion eurosh, dëshmon se të gjitha paratë e qeverisë së Zoran Zaevit që janë marrë në formë ryshfeti kanë përfunduar në xhepin e tij dhe të vëllait të tij Vice Zaev.
Avokati me të cilin përflitet se komunikon Zaev është vëllai i një gjykatëseje të njohur e cila akuzohej nga biznesmeni Orce Kamçev se ka qenë pjesë e rrjetit të zhvatjes kundër tij.
Lexoni gjithashtu:
Sot zgjedhjet në RMV, për shkak të COVID-19, qytetarët votojnë në 3 ditë të ndryshme
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij