Toksikologia: Ka adoleshentë që e nisin marjuanën për qëllime shkencore
Toksikologia Suela Xhufi tha për “Good Morning Albanians” se ka pacientë që e kanë nisur konsumin e marijuanës për arsye shkencore, sipas saj ka adoleshentë që kanë lexuar shumë për efektet pozitive të saj dhe për këtë arsye edhe e kanë nisur.
Sipas mjekes te adoleshentët që nisin të konsumojnë lëndë narkotike në moshë kaq të herët është më e vështirë të rehabilitohen, pasi siç thotë ajo, ata kanë motivacion më të ulët dhe ndryshime të perceptimit të realitetit.
“Këta fëmijë kanë ndryshime në perceptimin e realitetit. Këta fëmijë ndryshojnë mënyrën e arritje së qëllimeve kryesore. Te këta fëmijë ulet motivacioni. Nëse unë me një adult e kam më të thjeshtë të filloj rehabilitimin, me një adoleshent e kam më të vështirë sepse mungon motivacioni.
Kjo dihet gjerësisht. Një fëmijë është i pazhvilluar nga ana neurologjike, kur e fillon shpejt drogën, bëhet më i varur se një person që e fillon pas moshës 20 vjeç.
Ka edhe adoleshentë që lexojnë shumë, që janë gjeni. Ata e fillojnë për shkencë. Kam pasur shumë pacientë që thonë marijuana ka shumë efekte pozitive, ju flisni kot sepse jep këtë dhe këtë të mirë. Ka që e kanë studiuar me shumë detaje”,-tha për Euronews Albania mjekja Suela Xhufi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë