Toksikologu jep alarmin: Kimikatet e lodrave prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin
Një studim i kryer në New York solli disa fakte tronditëse. U zbulua se jashtëqitjet e foshnjave kanë 10 herë më shumë mikroplastikë se jashtëqitjet e të rriturve. Kjo tregon ekspozimin e foshnjave ndaj niveleve të larta të plastikës në vitet e para.
Alban Haxhi toksikolog tha në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania se kimikatet që përmbajnë lodrat plastike janë shumë të rrezikshme për fëmijët dhe mund të prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.
Haxhi shpjegoi se elementet përbërës të plastikës, si ftalatet apo mineralet e rënda që japin butësinë dhe elasticitetin disa lodrave janë shumë të dëmshme dhe përqindja e tyre është më e madhe tek lodrat më elastike të jenë ato.
“Sa më elastike është lodra aq më e dëmshme është, në varësi të plasticitetit aq më e madhe është prania e këtyre mineraleve të rrezikshme. Slajmi p.sh, ka fenole, përbërjet e benzemit që janë toksike. Pasojat nisin që nga dëmtimet alergjike, dhe nëse kanë përbërje mërkuri mund të prekin mëlçinë, mushkërinë dhe sistemin nervor të fëmijës”, tregoi toksikologu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse