Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se muxhehedinët shpesh janë cilësuar dhe si organizatë terroriste.
Sipas tij, policia ndërhyri në formën e duhur, madje duhet të ishte më e ashpër sepse po zbatonin një vendim gjykate dhe ligjet e shtetit shqiptar. Për aq kohë sa janë strehuar në tokë shqiptare, kontrolli është mëse normal dhe rezistenca nuk duhej bërë, siç sqaroi eksperti.
“Në mënyrë absolute reagimi i tyre nuk është i përligjur. Policia shqiptare me të vërtetë mund të ketë probleme, por në këtë rast është në korrektesë të tepruar dhe në tolerancë të tepruar. Tani ndonjë veprim sporadik i ndonjë individi në ndonjë moment mund të ketë rrëshqitur nga situata, por mendoj që reagimi i policisë duhet të ishte më i rreptë sepse kini parasysh që kemi përpara, s’po e them terroristë, por një strukturë shumë të mirë organizuar. Për mendimin tim, loja e këtyre ose lëvizja e këtyre fillon jashtë Shqipërisë, edhe informacionet kanë ardhur nga shërbimet e huaja, mendoj unë. SPAK-u duket si koperturë e kësaj veprimtarie,” – u shpreh Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve, vjen deklarata e parë nga Irani
- “20 qershori ditë turpi”, Berisha: Narkoshteti sulmoi brutalisht muxhahedinët