Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, GJKKO shpall vendimin për 2 të pandehur

3 Shkurt 2025 | 16:02

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg 2 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi.

GJKKO vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve dënimin e të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

GJKKO vendosi pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pashk Syla për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet

Deputetja socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur mbledhjen e Grupit...
21:59 | 20/06/2026

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania

Deputetja Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja këtë të shtunë është bashkuar në protestën qytetarë në Tiranë. Gjatë prezencës së saj në protestë ajo është...
21:12 | 20/06/2026