Trafikonin makina të vjedhura drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim dy persona
Policia e Tiranës, këtë të premte, ka shpallur në kërkim dy persona, pasi në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line” u zbuluan 2 automjete të vjedhura nga jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.
Sipas raportimeve nga policia, në kërkim janë shpallur shtetasi S. Sh., pasi kishte vjedhur nga Sllovakia 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro. Ndërkohë, është shpallur në kërkim gjithashtu shtetasi G. L., i cili kishte vjedhur në Itali një automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 50 000 euro. Në të dyja rastet autorët kishin si qëllim shitjen në Shqipëri të këtyre automjeteve.
“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç. U sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 18:33 Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 18:24 Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
- 18:21 Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 18:00 Akuza për ngacmim seksual, pastori në Luiziana dënohet me 80 vite burg
- 17:53 Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira
- 17:40 Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona