English

Trafikuan qindra kilogramë kokainë, SPAK njoftim zyrtar për grupin e Ervin Matës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin që çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021.

- Advertisement -

Në pranga në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe disa efektivë dhe ish-efektivë policise, ndërkohë që u shpall në kërkim Ervin Mata, person me precedent të theksuar kriminalë, që mendohet të jetë koka e grupit.

SPAK bën me dije se u caktua masa e sigurisë arrest me burg për 10 persona nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara një ditë më parë.

“Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë; Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cenonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit Ismail Zeneli, Bujar Ajezi (Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Ervin Mata, Eraldi Breçani, dhe masën e sigurimit personal për shtetasen shtetasen Jonida Babameto, bëri me dije SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?