Tragjedia e 9 janarit, Meta apel strukturave: Të rinjve t’u garantohet jeta në Atdheun e tyre
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë në përpjekje për t’u larguar nga vendi me skaf drejt Italisë humbën jetën në ujërat e detit Jon.
Kreu i Shtetit thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si reflektim për të ndaluar episode të tilla, të cilat kanë lënë plagë të thella për familjet shqiptare.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.”,shkruan Meta.
Ai apelon tek strukturat të punojnë, që të rinjve t’u sigurohet e ardhmja në vendin e tyre.
“Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre!”, shton Meta në ‘Facebook”.
Qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e 9 janarit 2004 ishin kryesisht nga qarku i Shkodrës, ndërsa mosha e tyre varionte nga 15-33 vjeç.
Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen